Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në qelinë ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pak minuta pasi ai publikoi një letër drejtuar Belinda Ballukut, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit.
Sipas raportimeve, kontrolli është ushtruar në ambientet ku qëndron Veliaj, ndërsa gjatë verifikimeve nuk është konstatuar asnjë send i paligjshëm.
Pas kontrollit, kryebashkiaku ka reaguar përmes një mesazhi, ku ka lënë të kuptohet se shkrimi dhe komunikimi i tij nuk mund të ndalen, duke deklaruar: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”.
