Dënimi i Gjolek Gucit ish-kryebashkiakut socialist të Memaliajt me 1.4 vite burg për shkelje te barazizë në tendera apo ankande publike kryer në bashkëpunim ka ngritur pikëpyetje për standarte të dyfishta dhe trajtim preferencial të zyrtarëve në SPAK e GJKKO.
Në të njejtat kushte dhe pozitë proceduriale lidhur me akuzat, për Benet Becin kryetarin e bashkisë së Shkodrës u kërkua pak ditë më parë që ai të dënohet me shërbim prove.
Në fakt prova më e madhe duhet të jetë ajo e drejtësisë që mos ti trajtojë zyrtarët apo ish-zyrtarët si ca ‘të ëmës e ca të njerkës’.
Pse Gjolek Guci duhet të bëjë burg e Benet Beci shërbim prove ?!
