Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas përfundimit të seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke komentuar edhe pretendimet e këtij të fundit se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e ka takuar në ambientet e paraburgimit dhe e ka kërcënuar në emër të kryeministrit Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Ndreca deklaroi se Veliaj ka thënë të vërtetën dhe se pretendimet e tij duhet të verifikohen përmes një hetimi nga institucionet përgjegjëse.
Avokati theksoi se kryeministri Edi Rama nuk duhet të mbajë anë në këtë çështje, por të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe verifikimin e pretendimeve të bëra publike nga Veliaj.
Ndreca ngriti gjithashtu shqetësimin për mospranimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, duke argumentuar se ky mekanizëm do të mundësonte shqyrtimin e dokumenteve sekrete dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Rama nuk duhet të mbajë krahë, duhet të bëjë hetime. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe institucionet duhet të hetojnë. Nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë për komision hetimor, pasi duhet të shihen dokumentet sekrete. Fakti që hesht tregon që problemi nuk është te Veliaj, por diku tjetër”, deklaroi Ndreca.
