Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Valdrin Pjetri drejt drejtimit të “super-agjencisë”

Valdrin Pjetri drejt drejtimit të “super-agjencisë”

0
Nga e-Post.al në 10/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj që parashikon reformimin rrënjësor të institucioneve të administrimit dhe trajtimit të pronës në vend. Siç raportoi dje VNA, nisma ligjore synon shkrirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP), duke i bashkuar ato në një strukturë të vetme ligjore e administrative: Agjencinë Shtetërore të Pronave (ASHP).

Kjo super-agjenci do të përqendrojë në një dorë të vetme dy nga proceset më komplekse dhe historikisht më problematike në Shqipëri — regjistrimin e titujve të pronësisë dhe procesin e kthimit e kompensimit të pronave.

Burime për VNA bëjnë me dije se në krye të këtij super-institucioni po projektohet të vendoset Valdrin Pjetri. Pjetri ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP) në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Rritja e profilit të tij publik është vënë re javët e fundit, ku Ministria e Drejtësisë ka promovuar aktivisht punën dhe arritjet e tij në rrjetet sociale. Paralelisht, vetë Pjetri është shfaqur në disa intervista televizive për të shpjeguar ecurinë e procesit të kompensimit të pronarëve, çka interpretohet si përgatitje e terrenit publik për marrjen e drejtimit të ASHP-së.

Për Pjetrin, ky propozim shënon një rikthim të plotë në nivelet më të larta të administratës publike, pasi mbylli llogaritë me drejtësinë që i pengonin ushtrimin e funksioneve shtetërore.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Shkodër si kandidat i Partisë Socialiste. Megjithatë, ai nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin dhe u dorëhoq përpara betimit, pasi Partia Demokratike publikoi dokumente që tregonin se ai kishte pasur një dënim në Itali për çështje droge.

Pjetri sqaroi publikisht se bëhej fjalë për një episod të periudhës së rinisë (studentore), lidhur me bashkëjetuesit e tij në banesë me të cilët ndante qiranë, ku ai ishte dënuar pa dijeni për disa cigare kanabis dhe pa pasur mundësi të mbrohej në atë proces.

Pas kësaj ngjarjeje, ai ndoqi rrugën ligjore për të pastruar figurën e tij, duke provuar përfundimisht se ndalesat e ligjit të dekriminalizimit nuk e kapnin dhe se nuk kishte asnjë pengesë ligjore për të ushtruar detyra publike.

Rikthimi i tij fillimisht në krye të ATP-së dhe tashmë projektimi në krye të Agjencisë Shtetërore të Pronave e vendos atë në pikën më nevralgjike të administratës. Sipas burimeve, ai pritet të jetë “fytyra e re” e qeverisë për të zgjidhur ngërçin e pronave — një nga plagët më të mëdha sociale, ekonomike dhe ligjore në Shqipërinë e tranzicionit.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraProkuroria në Hagë kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin
Artikulli Pas SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abaz një vilë. E fshehu në emër të Igli Tares

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?