Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Kosovë»Prokuroria në Hagë kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria në Hagë kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin

0
Nga e-Post.al në 10/09/2026 Kosovë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar 6 vite burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen penale që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë. Për të akuzuarit e tjerë janë kërkuar dënime nga 9 muaj deri në 3 vite burgim.

Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i çështjes, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar shpalljen fajtorë të të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin e pengimit të drejtësisë.

Për Hashim Thaçin, Prokuroria ka kërkuar 6 vite burgim, ndërsa për të akuzuarit e tjerë ka propozuar këto dënime: 9 muaj burgim për Isni Kilajn, 3 vite për Bashkim Smakajn, 3 vite për Haxhi Shalën dhe 3 vite për Sabit Januzin.

Sipas Prokurorisë, dënimet duhet të përcaktohen duke marrë në konsideratë peshën e veprave penale dhe tërësinë e rrethanave që lidhen me çështjen.

“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës, bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast”, deklaroi Prokuroria.

Prokuroria kërkoi gjithashtu që dënimi i Thaçit të vuhet në vijim të çdo dënimi që mund të shqiptohet ndaj tij në çështjen tjetër gjyqësore, nëse një dënim i tillë do të jepet.

Prokuroria: Ndërhyrja në drejtësi paraqet kërcënim

Gjatë fjalës përfundimtare, Prokuroria argumentoi se akuzat e ngritura ndaj të pandehurve dhe ato që, sipas saj, janë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, përbëjnë vepra penale që cenojnë administrimin e drejtë të drejtësisë.

“Janë krime për një arsye të qartë: përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë, pikërisht për shkak të së kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë, paraqet një kërcënim për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, deklaroi Prokuroria.

Tashmë pritet që procesi gjyqësor të vijojë me shqyrtimin e argumenteve përfundimtare të palëve, përpara se gjykata të marrë vendimin për çështjen.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraDrejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media
Artikulli Pas Valdrin Pjetri drejt drejtimit të “super-agjencisë”

Të ngjashme

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?