Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Policia është njoftuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
