Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Skender Hita drejt Kinës, në Asamblenë e INTERPOL-it

Skender Hita drejt Kinës, në Asamblenë e INTERPOL-it

0
Nga e-Post.al në 01/10/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Vetëm pak ditë pas vizitës në Hagë, ku zhvilloi takime në kuadër të bashkëpunimit me strukturat europiane të zbatimit të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pritet të udhëtojë drejt Kinës, raporton EPOST

Hita do të marrë pjesë në Sesionin e 94-t të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të zhvillohet nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2026 në Hong Kong.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të organizatës dhe mbledh drejtuesit e policive dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 196 vendet anëtare.

Në fokus të këtij aktiviteti do të jenë sfidat globale të sigurisë, forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit ndërkufitar.

Pjesëmarrja e kreut të Policisë së Shtetit në këtë forum vjen vetëm pak ditë pas angazhimeve në Hagë me strukturat europiane të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, duke e vendosur bashkëpunimin ndërkombëtar në një prej drejtimeve kryesore të agjendës së Policisë së Shtetit.

Nga Europa në Azi, Hita pritet të përfaqësojë Policinë e Shtetit në një tryezë ku do të jenë të pranishëm drejtues të lartë të policive nga e gjithë bota shkruan EPOST

Takimi në Hong Kong do të shërbejë gjithashtu si një mundësi për kontakte dypalëshe me homologë të vendeve të ndryshme dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Pas vizitës në Hagë, pjesëmarrja në Asamblenë e INTERPOL-it në Hong Kong shënon një tjetër angazhim ndërkombëtar të kreut të Policisë së Shtetit në harkun e pak javëve.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraVilat e Ballukut, hetimi i SPAK kalon kufijtë e Shqipërisë
Artikulli Pas SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?