Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Rama i del sërish në mbrojtje Ballukut: SPAK-u hyri në territorin tim si kryeministër

Rama i del sërish në mbrojtje Ballukut: SPAK-u hyri në territorin tim si kryeministër

0
Nga e-Post.al në 12/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen institucionale të krijuar pas kërkesës së SPAK për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e cilësuar vendimin si një masë “absurde” dhe të paprecedentë.

Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin “Flasim”, Rama këmbënguli se çështja nuk duhet parë si një përplasje personale mes tij dhe Prokurorisë së Posaçme. Sipas tij, ajo që është vënë në pikëpyetje në këtë rast është vetë ndarja e pushteteve dhe kompetencat që përcakton Kushtetuta.

“Në rastin e Belinda Ballukut u faturua shumë keq një gjë tjetër që nuk kishte lidhje me të. U prodhua një masë absurde, e pandodhur në historinë e botës: pezullimi i ministrit nga detyra”, deklaroi Rama.

Kryeministri argumentoi se institucionet e drejtësisë kanë pavarësi për të hetuar dhe për të vendosur sanksione kur konstatohet shkelje e ligjit, por, sipas tij, kjo pavarësi nuk nënkupton të drejtën për të ushtruar kompetenca që i takojnë institucioneve politike.

“Nuk u sfidova unë. U sfidua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe u sfidua një pushtet i pavarur”, tha Rama, duke shtuar se si qeveria ashtu edhe organet e drejtësisë janë të pavarura në ushtrimin e kompetencave të tyre, por brenda kufijve të përcaktuar nga ligji.

Sipas kreut të qeverisë, nëse SPAK do të kishte kompetencën për të pezulluar ministrat, do të krijohej një precedent që do të ndryshonte raportin mes institucioneve dhe do të dëmtonte, sipas tij, sistemin që po ndërtohet në vend.

“Nëse do t’u jepej prokurorëve e drejta të pezullonin ministrat, do të orvatej SPAK-u, do të prishej gjithë ajo që po mundohemi të ndërtojmë”, u shpreh Rama.

Ai pretendoi se me kërkesën për pezullimin e Ballukut, SPAK ka hyrë në një fushë që, sipas tij, prek kompetencat e kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit.

“SPAK-u hyri në territorin tim si kryeministër dhe në territorin tonë si shumicë parlamentare që ka votuar qeverinë dhe në territorin e Presidentit që ka dekretuar ministrat. Pra nuk ka lidhje me personin”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se i njëjti qëndrim do të mbahej prej tij edhe nëse një kërkesë e tillë do të kishte të bënte me një ministër tjetër të qeverisë.

“Çdo ministër, nëse do të pezullohej, unë do të mbaja po atë qëndrim”, tha Rama.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraU arratis në mënyrë spektakolare, ky është i burgosuri shqiptar në Greqi, u ndihmua nga dy persona të kamufluar si efektivë policie
Artikulli Pas ”Maskë karnavalesh”- Akuzat e Arben Ahmetajt, Rama thyen heshtjen: Investova në një burim të ndotur

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?