Edmond Meshini rikthehet në një prej posteve kyçe të Policisë së Tiranës. Ai është komanduar në detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Komandimi i Meshinit vjen në një moment delikat për sigurinë dhe menaxhimin e rendit publik në kryeqytet, veçanërisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, e cila kërkoi angazhim të shtuar të strukturave policore për menaxhimin e turmave dhe garantimin e rendit.
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar burime për EPOST bëjnë me dije se njënatë më parë ai ishte në krye të menaxhimit të protestes.
Meshini nuk është një emër i panjohur për këtë funksion. Ai e ka mbajtur edhe më herët detyrën e zv.drejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Tiranë dhe gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa struktura të Policisë së Shtetit, përfshirë komisariate në Tiranë dhe Kavajë.
Tashmë, rikthimi i tij në këtë post e vendos Meshinin në një pozicion të rëndësishëm për menaxhimin e rendit publik në kryeqytet. Në fokus të detyrës së tij pritet të jenë organizimi i shërbimeve policore, menaxhimi i tubimeve dhe protestave, reagimi ndaj situatave të tensionuara dhe koordinimi i forcave të policisë në territorin e Tiranës.
