Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë

Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë

0
Nga e-Post.al në 30/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka rënë pre e një grabitjeje në Fier, në një moment tejet të vështirë për të dhe familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të kushëririt të tij të parë, të cilin Hoxhaj e përcillte për në banesën e fundit. Sipas denoncimit të bërë nga vetë këngëtari në rrjetet sociale, rreth orës 10:00, një person ka hyrë në automjetin e tij, një Audi Q5, ngjyrë gri e errët dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda makinës.

Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se gjithçka ka ndodhur në një ditë zie, teksa Hoxhaj dhe familjarët e tij po përballeshin me dhimbjen e humbjes së të afërmit.

Sipas tij, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe momentin kur ai futet në automjet. Pas vjedhjes personi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Opel, ngjyrë gri e hapur.

Hoxhaj ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë identifikuar personin, të ketë parë automjetin ose të disponojë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes të kontaktojë me të.

“Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë. Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse”, shkruan ai ndër të tjera teksa ka shpërndarë dhe pamjet.

Reagimi i plotë:

APEL PËR NDIHMË!

Gjatë ceremonisë mortore të vëllait tim (kushëri i parë), rreth orës 10 e pak minuta, një person është futur në makinën time Audi Q5, ngjyrë gri e errët, dhe ka marrë vetëm paratë që ndodheshin brenda portofolit. Portofolin e ka lënë në makinë.

Gjithçka është e filmuar nga kamerat e sigurisë, përfshirë momentin kur personi futet në makinë. Pas kësaj, personi largohet me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur.

Nëse dikush e njeh personin, ka parë makinën ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë.

Pamjet do t’u dorëzohen organeve përkatëse.

Në një ditë zie, kur isha duke përcjellë vëllain tim për në banesën e fundit, është shumë e dhimbshme të ndodhë edhe diçka e tillë.

Ju lutem, shpërndajeni që informacioni të arrijë te personi i duhur.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraE rëndë në Vaun e Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humbin jetën elektricisti dhe pronari i lokalit
Artikulli Pas Rikthim spektakolar në polici, Ritvan Pali merr detyrën e shefit të Operacionales

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?