Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Kolonjari që iku me valixhe druri në 1995, sot biznesmen në Michigan, pret Edi Ramën në kompaninë e vet

Kolonjari që iku me valixhe druri në 1995, sot biznesmen në Michigan, pret Edi Ramën në kompaninë e vet

0
Nga e-Post.al në 21/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Në maj të 1995 ishte një djalë i ri nga Kolonja që me një valixhe në dorë udhëtoi drejt Detroit, Michigan për të njohur emigracionin dhe një jetë më të mirë.

Sot Adriatik Sheko, është një biznesmen i fuqishëm në SHBA, me kompaninë e tij Universal Transport II, me një flotë prej 250 kamionesh transporti mallrash dhe mbi 500 trajlera. Partnerët e tij në biznes, kompanitë më të mëdha automobilistike, nga BMË te Fordi e GM.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama vizitoi kompaninë e kolonjarit shqiptar ku u takua me stafin, shqiptar e amerikanë dhe u njoh me historinë e Adriatikut.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, e fillova me punë të rënda, orë e pa orë. Me kursimet e para bleva kamionin e parë, pastaj të dytin e kështu me radhë”, tregoi Sheko në bisedë me kryeministrin, duke e falenderuar ndërkohë se ka gjetur mënyrën për të kthyer diasporën në Shqipëri me projektin “Paketa e Maleve”.

E ka një plan, dhe këtë ia tregoi dhe kryeministrit. Sepse Sheko thotë se tani që biznesi po ecën mirë e puna ka marrë për mbarë, nuk mund të harrojë vendlindjen.

“Kam qenë i lidhur me vendlindjen gjithmonë. Në Bejkove rregullova shtëpinë time tani është momenti të investoj në fusha të ndryshme. Po konsultohem për investime në zonën e Kolonjës.

Projekti i ri që synoj në Shqipëri, është si një borxh moral. Tani me paketën e maleve i ftoj të gjithë të rikthehen. Dhe secili nga ne të japë kontribut”, thotë Sheko.

Adriatik Sheko, një veprimtar aktiv i komunitetit shqiptaro-amerikan, prezantoi rrugëtimin dhe zhvillimin e Universal Transport, si dhe angazhimin e kompanisë me punonjës dhe bashkëpunëtorë në Shqipëri.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraSkënder Hita vë në skaner komisariatin e policisë pas serisë së vrasjeve zinxhir
Artikulli Pas Vrau gruan me thikë në Tiranë, lihet në burg Hysni Patushi

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?