Ngjarjet e fundit kriminale dhe vrasjet e njëpasnjëshme që kanë tronditur qytetin bregdetar të Sarandës kanë vënë në lëvizje kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Pas krimit të rëndë të regjistruar paraditen e 20 shtatorit, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka ndërmarrë masa emergjente, duke kërkuar llogaridhënie të plotë dhe rivlerësim të thelluar të gjithë strukturës policore lokale.
Pas një analize të detajuar të zhvilluar me krerët e Komisariatit të Policisë Sarandë, kryepolici Hita ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune. Ky ekip, i përbërë nga ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Sigurisë Publike nga Tirana, ka zbarkuar në terren për të bërë një skanim të imtësishëm të situatës së rendit në të gjithë rrethin, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Skanim i plotë i zinxhirit drejtues
Fokusi i ndërhyrjes nuk është vetëm zbardhja e ngjarjeve, por edhe analiza e performancës së brendshme të uniformave blu. Policia e Shtetit bën me dije se në “sitë” do të kalojë i gjithë zinxhiri komandues. Po analizohet puna dhe përgjegjësia e të gjithë shefave dhe drejtuesve të komisariatit të qytetit jugor si dhe po verifikohet performanca e efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues, lidhur me kontrollin e territorit dhe parandalimin e krimeve. Në varësi të rezultateve të kontrollit, pritet të merren vendime administrative dhe shkarkime apo ndryshime të menjëhershme në detyrë.
Struktura të posaçme kundër krimit të organizuar
Përballë përshkallëzimit të ngjarjeve të rënda, Policia e Shtetit ka nisur punën për ngritjen e strukturave të dedikuara posaçërisht për hetimin e krimeve të rënda dhe goditjen e grupeve të organizuara që operojnë në zonën e Sarandës. Këto njësi parashikohet të pajisen me mbështetjen e nevojshme logjistike dhe inteligjente për të neutralizuar vatrat e konfliktit.
Paralelisht me masat administrative, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon me intensitet verifikimet, mbledhjen e provave materiale dhe operacionet në terren për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjeve të fundit që kanë cenuar sigurinë
