Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Edhe “numri 1” i Gjykatës së Lartë mbetet pa rrogë, Sadushi kërkon ndërhyrje urgjente

Edhe “numri 1” i Gjykatës së Lartë mbetet pa rrogë, Sadushi kërkon ndërhyrje urgjente

0
Nga e-Post.al në 02/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se pagesat janë bllokuar në sistemin e thesarit për shkak të kundërshtive mbi mënyrën e zbatimit të vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese. Në një shkresë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me dijeni ministrin e Drejtësisë Toni Gogu dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se mungesa e një ligji të ri nga Kuvendi apo e fondeve të planifikuara në buxhet nuk mund të shërbejë si bazë për pezullimin e zbatimit të vendimit kushtetues.

Gjykata e Lartë thekson se, sipas vendimit nr. 15/2026, Kuvendi kishte detyrimin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme deri më 31 korrik 2026. Sipas interpretimit të Gjykatës së Lartë, pas kësaj date formula e mëparshme e pagës së magjistratëve nuk mund të vijonte të prodhonte efekte juridike. Në shkresë argumentohet gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar edhe pasojën në rast të mosveprimit të Kuvendit, duke iu referuar formulës së lidhur me funksionarët e administratës së lartë publike, sipas standardit të vendimit nr. 35/2022.

Gjykata e Lartë i referohet edhe vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se ky vendim nuk ka krijuar një politikë të re pagash, por ka konkretizuar zbatimin e detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas shkresës, për periudhën nga 1 gushti 2026 e në vijim, paga referuese bazë është përllogaritur mbi bazën e pagës për pozicion prej 222.425 lekësh dhe shtesës së nivelit të kualifikimit prej 14.000 lekësh, duke arritur në 236.425 lekë.

Gjykata e Lartë kundërshton gjithashtu argumentin se mungesa e planifikimit buxhetor mund të justifikojë bllokimin e pagave. Sipas saj, fondet shtesë mund të sigurohen përmes mekanizmave të parashikuar nga legjislacioni buxhetor, ndërsa detyrimi për zbatimin e vendimit kushtetues mbetet në fuqi.

Në fund të shkresës, Gjykata e Lartë kërkon nga Ministria e Financave: zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve; zbatimin e pagës referuese bazë nga 1 gushti 2026; alokimin e fondeve shtesë që mund të nevojiten për pagesat korrente; trajtimin e diferencave financiare për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026, sipas vendimit të KLGJ-së.

“Respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është çështje vullneti institucional, por detyrim kushtetues për çdo organ të Republikës”, theksohet në përfundim të shkresës së firmosur nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraSula vendos vijën e kuqe: Asnjë inspektim pa paralajmërim
Artikulli Pas Beteja për pushtet në PS, Peçi dhe Kumbaro përplasen kokë më kokë

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?