Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E enjte, 24 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Kryesore»Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës

0
Nga e-Post.al në 23/09/2026 Kryesore, Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, duke pretenduar se ajo kishte takime me biznesmenin Ergys Agasi në një lokal në Bërzhitë, që sipas tij është në pronësi të Jurgen Kolës, drejtorit operacional të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një deklaratë për mediat, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja e Hysenit dhe roli që ajo kishte në krye të SHISH.

Berisha pretendoi se lokali i Jurgen Kolës ishte përdorur për takime mes Hysenit dhe Agasit dhe hodhi një tjetër akuzë, duke thënë se kamerat e lokalit dyshohet se janë fshirë për të zhdukur gjurmët e këtyre takimeve.

Ai u bëri thirrje hetuesve dhe prokurorëve që po merren me çështjen të verifikojnë këto pretendime dhe të hetojnë rolin e Jurgen Kolës.

Sipas Berishës, Kola është një figurë e rëndësishme brenda SHISH dhe e cilësoi atë si “ushtar të Vlora Hysenit”.

Berisha ngriti gjithashtu pretendime për funksionimin e strukturave drejtuese të SHISH, duke deklaruar se aktualisht institucioni nuk ka një nëndrejtor, ndërsa sipas tij Kushtetuta parashikon një funksion të tillë.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së sulmoi ashpër edhe kryeministrin Rama, duke përdorur një sërë epitetesh dhe akuzash ndaj qeverisjes së tij.

“Unë i them Edi Ramës, këtu para jush dhe shqiptarëve, se në qoftë se këta janë pisa, ti je kryepis. Në qoftë se këta janë llum, ti je kryellum. Në qoftë se këta janë mafie, ti je padrino”, deklaroi Berisha.

Ai e lidhi çështjen me funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe pretendoi se në struktura të rëndësishme shtetërore ka persona që, sipas tij, kanë lidhje me grupime apo individë të dyshimtë.

Berisha deklaroi gjithashtu se duhet falënderuar, sipas tij, stafi i SHISH-it që ka dhënë informacione për Hysenin, duke pretenduar se sinjalizimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Pjesë e deklaratës së tij ishte edhe pretendimi se Hyseni kishte pasur “bashkëpunëtor të ngushtë” Jurgen Kolën dhe se takimet me Ergys Agasin zhvilloheshin në ambientet që lidhen me të.

“Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe lokali i tij në Bërzhitë ka qenë një nga lokalet ku kjo bënte takimet me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi”, tha Berisha.

Ai shtoi: “Sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e takimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin.”

Berisha kërkoi që këto pretendime të verifikohen nga organet e drejtësisë.

“Unë u bëj thirrje hetuesve dhe prokurorëve të çështjes të kontrollojnë kamerat e këtij dhe të hetojnë bashkëpunimin e tij”, deklaroi ai.

Në fund, Berisha e cilësoi Kolën si “një ushtar të Vlora Hysenit” dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si po funksionon drejtimi i SHISH.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraBomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni
Artikulli Pas “Bëtë një punë të përkryer…” turistja gjermane i shkon policisë me ëmbëlsira

Të ngjashme

E gjithë familja në dasmë, hajdutët hyjnë në shtëpi në Sarandë dhe zbrazin kasafortën

24/09/2026

Berisha parashikon se shantazhi ndaj Klodiana Lalës ishte vetëm fillimi: Radhën e kanë prokurorët

24/09/2026

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

23/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

E gjithë familja në dasmë, hajdutët hyjnë në shtëpi në Sarandë dhe zbrazin kasafortën

24/09/2026

Berisha parashikon se shantazhi ndaj Klodiana Lalës ishte vetëm fillimi: Radhën e kanë prokurorët

24/09/2026

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

23/09/2026

“Bëtë një punë të përkryer…” turistja gjermane i shkon policisë me ëmbëlsira

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës

23/09/2026
Më të lexuarat

Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme, viktima njihej si ‘Tani Ruzhdiut’

20/09/2026

Kërcënohet kryeinspektori Dash Sula, bën denoncim në polici: Pavarësisht presioneve, nuk kam frikë

18/09/2026

“Nuk ka asnjë bllokim”/ BALFIN sqaron per EPOST lajmet për pasaportën e Samir Manes

20/09/2026

Skënder Hita vë në skaner komisariatin e policisë pas serisë së vrasjeve zinxhir

21/09/2026

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

23/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?