Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»5 vite Top Channel/ “Madhështia qëndron tek njerëzit”.Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit

5 vite Top Channel/ “Madhështia qëndron tek njerëzit”.Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit

0
Nga e-Post.al në 20/11/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

5 vite histori. Rreth 600 profesionistë. Mijëra orë përmbajtje dhe një audiencë që shtrihet përtej kufijve shqiptarë.

Nga Top Channel e Top News, tek radiot, DigitAlb dhe platformat dixhitale, u mblodhën të gjithë së bashku në një natë feste.

Një mbrëmje që, në vitin e 25-vjetorit, u kthye në një kremtim të historisë, të njerëzve dhe, mbi të gjitha, të ambicies për të ardhmen.

“Ja ku jemi. 25 vjet më vonë. Dhe, për ndonjë arsye që vazhdon t’i habisë disa, ne nuk po bëhemi më të vegjël. Po bëhemi më të mëdhenj. Në një kohë kur shumë njerëz kanë humbur besimin tek e ardhmja, ne vazhdojmë të investojmë në të. Kur mediat tërhiqen, ne po hedhim hapin tjetër. Kur të tjerët pyesin çfarë duhet të kursejnë, ne pyesim çfarë mund të krijojmë. Dhe unë e kuptoj pse kjo duket e çuditshme. Sepse shpesh njerëzit përpiqen t’i kuptojnë zgjedhjet tona me mënyrën e tyre të të menduarit. I matin me interesat e tyre. Me frikërat e tyre. Me kufijtë e tyre. Me atë që do të kishin bërë vetë në vendin tonë. Dhe sigurisht që nuk u dalin llogaritë”, u shpreh Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel.

Në një vit sfidues për median, mesazhi i drejtueses së grupit, Lori Hoxha, ishte edhe një deklaratë për vlerat dhe bindjet mbi të cilat është ndërtuar Top Channel.

“Si ia shpjegon dikujt vlerën e diçkaje që për ty nuk ka çmim? Si ia shpjegon bindjen dikujt që në çdo vendim kërkon një marrëveshje? Si ia shpjegon lirinë dikujt që e sheh gjithçka si një shkëmbim? Nuk mundesh”, tha drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha.

25 vite pas themelimit nga Dritan Hoxha, një trashëgimi që mbetet në themel të identitetit të Top Channel dhe të vizionit për të ardhmen.

“Në një botë ku pothuajse gjithçka mund të blihet, të shitet, të negociohet, ne kemi ende gjëra që nuk pranojmë t’u vendosim çmim. Besimin. Ndërgjegjen. Lirinë për të bërë punën tonë. Emrin që mbajmë dhe atë duam të mbrojmë. Dhe nuk kemi nevojë që të gjithë ta kuptojnë menjëherë. Koha do ta tregojë”, u shpreh drejtuesja e Top Channel.

Por mbi të gjitha, kjo ishte një mbrëmje për njerëzit e Top Channel, për kulturën dhe standardet që bashkojnë breza profesionistësh

“Prandaj, sot e them pa asnjë hezitim. Po. Top Channel është një familje. Jo sepse jemi të njëjtë. Por sepse, kur vjen momenti për të zgjedhur mes asaj që është e lehtë dhe asaj që është në lartësinë e standardit tonë, ne e njohim njëri-tjetrin nga zgjedhja. Dhe kjo është arsyeja pse ju besoj kaq shumë. E di çfarë lloj njerëzish jeni. Dhe për këtë, ju falënderoj. Ju falënderoj që nuk kënaqeni kollaj. Që nuk prisni gjithmonë prej meje t’ju them çfarë është e drejtë. Që dini të më kundërshtoni, por keni besim tek unë edhe kur nuk jemi dakord. Sepse unë nuk dua të drejtoj një kompani njerëzish që mendojnë si unë. Dua të drejtoj një kompani njerëzish që kanë po aq guxim sa unë për të menduar ndryshe”, tha drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha.

Një traditë që këtë vit erdhi pak më vonë, por me një besim të pandryshuar: 25 vitet e para janë vetëm fillimi.

“Ka një shprehje që e kemi dëgjuar shpesh. Kush e ka Topin? Dhe po. Topin e kam unë. Madje më pëlqen ta kem. Por çdo ditë, në çdo studio, në çdo redaksi, në çdo program, unë jua pasoj juve. Jo sepse nuk di çfarë të bëj me të. Por sepse e di shumë mirë çfarë mund të bëjmë bashkë. Ju dua shumë. Faleminderit që më besoni”, përfundoi drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraProkuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri tek “Uji i Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara nga Pëllumb Petritaj
Artikulli Pas Kush shkaktoi vdekjen e oficerit Ermal Lulaj? Prokuroria angazhon dy ekspertë, shoferi në qeli

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?