Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Vrasjet e familjes Haklaj, SPAK pushon kallëzimin

Vrasjet e familjes Haklaj, SPAK pushon kallëzimin

0
Nga e-Post.al në 02/10/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Prokuroria e Posaçme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal lidhur me një prej kallëzimeve të familjes Haklaj, të cilat prej vitesh kanë kërkuar zbardhjen e vrasjeve dhe atentateve të ndodhura gjatë konfliktit të armatosur në Tropojë.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK përmes avokatit Idajet Beqiri, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë ngritur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një grupi personash të tjerë, duke i lidhur ata, sipas pretendimeve të kallëzuesve, me vrasjen e katër vëllezërve të familjes Haklaj, Shkëlqim, Halil, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Në kallëzim sipas EPOST janë referuar ndër të tjera veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Krijimit të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Kryerjes së krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale” dhe “Akteve terroriste”.

Familja Haklaj ka pretenduar gjithashtu se gjatë viteve janë kryer atentate ndaj pjesëtarëve të saj, ndërsa në materialet e depozituara në SPAK janë përmendur prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmitarë që, sipas kallëzuesve, mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve.

Ajshe Haklaj është marrë në pyetje në SPAK në prill të vitit 2023, ku ka dëshmuar për rreth 12 orë lidhur me kallëzimin dhe pretendimet e familjes së saj.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal shënon një tjetër pikë të debatueshme në përpjekjet e familjes Haklaj për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tropojë. Në një çështje tjetër të lidhur me familjen, SPAK ka vendosur gjithashtu mosfillimin për kallëzimin mbi vrasjen e Elez dhe Cen Haklajt, vendim i cili është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i familjes, shkruan EPOST

Përmbajtja e vendimit dhe arsyetimi konkret i prokurorit për mosfillimin janë elementët kyç për të përcaktuar se cilat pretendime janë konsideruar të pambështetura në prova dhe cilat janë vlerësuar si të parashkruara apo jashtë kushteve ligjore për nisjen e një procedimi penal.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraRama dhe Berisha mungojnë në ceremoninë e pritjes së ambasadorit të ri të SHBA
Artikulli Pas SPAK i shkon pas Ardi Veliut, telefoni i ish-shefit të Policisë në duart e hetuesve

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?