Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Vodhi 9 famije, 6 vjet burg për shqiptarin 46-vjeçar në Austri

Vodhi 9 famije, 6 vjet burg për shqiptarin 46-vjeçar në Austri

0
Nga e-Post.al në 10/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

9 familje në Vorarlberg të Austrisë u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin grabitur nga një 46-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vepra të ngjashme.

Mediat austriake shkruajnë se të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës ku u përball me akuzat për një seri vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, shqiptari kishte krijuar një “gjurmë shkatërrimi” në Vorarlberg, duke hyrë me forcë në banesa. Vlera e sendeve dhe parave të grabitura arrin të paktën në 14 mijë euro.

Por dëmi total është shumë më i madh. Përveç parave dhe sendeve të vjedhura, familjet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale nga dyert e thyera dhe xhamat e dëmtuar. Hetuesit kanë vënë në dukje edhe dëmin psikologjik të viktimave, të cilat pas kthimit kanë gjetur banesat e tyre të kontrolluara dhe sendet personale të prekura nga persona të panjohur.

Në disa prej rasteve dyshohet se 46-vjeçari ka pasur edhe një bashkëpunëtor. Megjithatë, sipas raportimit, vetëm i pandehuri pretendon se e di identitetin e tij. Emri i dhënë prej tij rezultoi se ishte i sajuar.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje çuan në mënyrë të qartë te 46-vjeçari shqiptar. Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian dhe që prej marsit të këtij viti ai ndodhej në paraburgim në burgun e Feldkirch.

I pandehuri, i cili ka dënime të mëparshme për vjedhje dhe grabitje, është dënuar edhe më parë në Suedi dhe Danimarkë, ku ka vuajtur dënime me burg.

Në sallën e gjyqit ai u shfaq i prangosur. I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues se si e imagjinonte jetën e tij në të ardhmen, 46-vjeçari u shpreh i penduar.

‘Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë’, deklaroi ai.

Familjet nuk do t’i marrin paratë e tyre

Megjithatë, pendesa e tij nuk u shoqërua me pranimin e plotë të dëmit të shkaktuar. Dëmi total, përfshirë edhe shumat e rimbursuara tashmë nga kompanitë e sigurimit, i afrohet 40 mijë eurove.

Prokurorja Konstanze Erath deklaroi se nuk ka rëndësi se sa prej dëmit pranon i pandehuri.

Sipas saj, ai nuk do të jetë në gjendje të rikthejë asnjë cent nga shuma e dëmit.

Për 9 familjet e prekura kjo do të thotë se edhe dënimi i tij nuk do t’u rikthejë paratë e humbura. 46-vjeçari ka probleme me lojërat e fatit dhe rreth 12 mijë euro borxhe kredie.

Në përfundim, gjykata dha dënimin me 6 vite burgim. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.

Ndërkohë, 46-vjeçari përballet edhe me një tjetër procedurë. Zvicra ka kërkuar ekstradimin e tij, pasi edhe autoritetet atje kanë hapur një çështje ndaj tij.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli para“Vila e Ballukut”, rrëfehet vëllai i Igli Tares: Ja kush kërkoi ta blinte
Artikulli Pas Zbulohet kush firmosi kallëzimin ndaj Ministrit të Financave: në krye “kampioni antikorrupsion” Ardian Dvorani

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?