Pas më shumë se 6 muajsh në arrati, është arrestuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten.
Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.
