Detaje te reja kane dale nga ngjarja e rëndë kriminale në ambientet e Principote në Sarandë, ku është gjetur i pajetë shtetasi Luis Miguel Alera Mendes,
Sipas procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupi i viktimës u gjet i shtrirë në një sipërfaqe me rërë ngjyrë bezhë, mes shezlloneve.
Viktima ishte pa rroba në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa në pjesën e poshtme kishte veshur pantallona blu dhe atlete të zeza. Në veshje u konstatuan mbetje të kuqërremta me karakteristika të ngjashme me gjakun.
Në trup u evidentuan disa dëmtime. Në anën e majtë, poshtë gjoksit, u konstatua një plagë me buzë të çrregullta, me përmasa rreth 1.5 x 1.5 cm. Një tjetër dëmtim në formë vije u evidentua në pjesën e ijes, ndërsa nga të dy dëmtimet kishte rrjedhje gjaku.
Pas kthimit të trupit në shpinë, ekspertët konstatuan edhe një sipërfaqe dëmtimesh në pjesën e pasme të trupit, në anën e majtë, me përmasa 16 x 17 cm. Brenda kësaj zone u evidentuan shtatë dëmtime të ngjashme me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, shkruan EPOST
Gjurmë gjaku edhe në shezllone dhe verandë
Në një tjetër pikë të vendit të ngjarjes, rreth 11 metra nga pika orientuese nga ana jugore e verandës së lokalit “Principote”, mbi dyshekun e një shezlloni u gjetën mbetje gjaku.
Rreth 3.1 metra më tej, mbi një shezllon dërrase, u konstatua një tjetër njollë gjaku. Gjurmë të tjera gjaku u konstatuan të shpërndara në formë rrjedhjeje në dyshemenë e verandës së lokalit “Principote”, shkruan EPOST
