Një incident i regjistruar në Gjirin e Akuariumit, në Jal, mund të kishte përfunduar më rëndë, por ndërhyrja në kohë e një ushtaraku që ndodhej me pushime bëri të mundur shpëtimin e dy turisteve britanike.
Bëhet fjalë për Blendin, ushtarak dhe aero-shpëtues pranë Bazës Ajrore të Farkës. Edhe pse ndodhej jashtë shërbimit dhe po pushonte në zonën e Jalit, ai nuk ka ngurruar të ndërhyjë pasi dy turiste femra nga Anglia ishin rrëzuar dhe kishin nevojë për ndihmë.
Falë ndërhyrjes së tij, dy turistet janë nxjerrë nga situata dhe më pas janë transportuar drejt Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një tjetër rast që tregon se për njerëzit e trajnuar për shpëtim, detyra nuk mbaron gjithmonë me përfundimin e orarit të shërbimit. Blendi, edhe pse ishte me pushime, veproi në momentin kur dy persona kishin nevojë për ndihmë.
