Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Kronikë»Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

0
Nga e-Post.al në 24/08/2026 Kronikë, Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Duke nisur nga sot, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dorë të lirë të kryejë ndryshimet në nivel drejtorie qarku dhe komisariati, nëse ai e sheh të arsyeshme se i japin impulse të reja rendit dhe qetësisë publike. Prej shtatorit 2024, një praktikë e tillë ishte e pamundur, me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit të asaj kohe, i cili i hapi rrugë konkurrimit për nivelet më të larta drejtuese te blutë.

 

 

Për 2 vite me radhë, kjo mënyrë, edhe pse në dukje garantonte garë mes drejtuesve apo shefave të komisariateve, më shumë krijoi burokraci dhe efektiviteti në terren la debat për diskutim. Tashmë, pas 2 vitesh, me kartonët “pro” të mazhorancës qeverisëse në seancën e 23 korrikut, policia ka një ligj të përditësuar dhe që hynë në fuqi këtë të hënë, 24 gusht.

I paprekur mbetet zgjedhja e kryepolicit me konkurs, edhe në vijim. Po ashtu, e udhës është parë që edhe drejtuesit e departamenteve të zgjidhen me konkurs, pavarësisht se në draftin fillestar u parashikua të hiqej gara për këtë kategori. Një ndryshim shumë i rëndësishëm është qëndrimi sërish në detyrë i kryepolicit pas përfundimit të mandatit.

Skënder Hita pritet të jetë drejtori i parë me gradën “drejtues madhor”, që pas përfundimit të detyrës, do të jetë sërish në radhët e bluve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë për ish-drejtuesit që kanë komanduar blutë më herët.

Sistemi gradave, aq shumë i diskutuar në polici, kësaj here ka disa lëshime. Për shembull, për të kaluar nga grada komisar” në “kryekomisar” dhe nga “kryekomisar” në “drejtues”, nuk është më 5 vjet, por 4. Ky ndryshim bëhet me argumentin punonjësit e policisë që japin rezultate nuk duhet të presin gjatë vetëm për shkak të procedurave formale.

Rritja në gradë mund të bëhet edhe nëse një polic kryen një veprim që tejkalon pritshmërinë në situata të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Kjo bëhet më vendim të kryepolicit si shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraE rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë
Artikulli Pas Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?