Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, janë dy viktimat e atentatit të rëndë në Dukagjin, ndërsa Lazër Bashi, i cili ndodhej në të njëjtin automjet, mbeti i plagosur.
Babë e bir po udhëtonin me fuoristradën e tyre nga zona e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës, kur në një kthesë pranë fshatit Xhan iu zu pritë nga persona të armatosur.
Mbi 50 plumba dyshohet se janë qëlluar në drejtim të automjetit, duke e bërë shoshë nga breshëria. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur dy armë zjarri.
Ata nuk njihen si persona problematik dhe nuk kane te raportuar ndonje konflikt.
