Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»SPAK: Vila e dytë e Ballukut në emër të Igli Tares

SPAK: Vila e dytë e Ballukut në emër të Igli Tares

0
Nga e-Post.al në 09/09/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut zgjerohen më tej, ndërsa në dosjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë janë përfshirë edhe pasuri të dyshuara se lidhen me veprat penale për të cilat ajo po hetohet.

Prokuroria e Posaçme, në një njoftim zyrtar, bën të ditur se ka sekuestruar një vilë në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Vila rezultonte e regjistruar në emër të Igli Tares, por sipas SPAK, pronarja faktike e saj dyshohet se është Belinda Balluku.

Ish-zëvendëskryeministrja është nën hetim për “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Ndaj Ballukut janë vendosur gjithashtu dy masa sigurie: “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”.

Hetimet ndaj saj nisën me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Më 31 tetor të vitit 2025, Balluku u mor e pandehur lidhur me këtë procedurë, me vlerë rreth 190 milionë euro.

Më pas, hetimet u zgjeruan edhe te projekti i Unazës së Madhe të Tiranës. SPAK e akuzoi zyrtarisht Ballukun edhe për tenderin me vlerë rreth 20 milionë euro për Lotin 4, ndërsa hetimi u shtri edhe në procedurat e tjera të këtij projekti.

Për shtatë procedurat tenderuese të Unazës së Madhe, SPAK disponon komunikime të Ballukut me vartësit e saj, të gjetura kryesisht në telefonin e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi.

Sipas SPAK, provat e mbledhura deri tani tregojnë se Balluku, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pavarësisht se formalisht ua delegonte kompetencat vartësve, dyshohet se ndiqte personalisht procedurat e tenderimit.

Sipas hetuesve, përfshirja e saj dyshohet se niste që në fazën përgatitore të procedurave, vijonte me dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave dhe shkonte deri në lidhjen e kontratave me operatorët ekonomikë fitues.

Por hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk ndalen vetëm te projektet e Ministrisë së Infrastrukturës.

SPAK po heton gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me dy tenderë me vlerë mbi një milion euro, të zhvilluar në periudhën kur Belinda Balluku mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol”.

Sipas SPAK, këto procedura dyshohet se iu dhanë në shkelje të ligjit një kompanie ndërtimi. Në këmbim të favorizimit të kompanisë, Balluku dyshohet se ka përfituar si ryshfet një vilë në Dhërmi, me vlerë rreth 145 mijë euro.

Edhe vila në Dhërmi, ashtu si ajo e sekuestruar tashmë në Palasë, rezultonte në emër të Igli Tares. Sipas dyshimeve të SPAK, pavarësisht se pasuritë figuronin formalisht në emër të Tares, ato lidhen me Belinda Ballukun. Edhe vila në Dhërmi është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Në këtë mënyrë, dy vila në bregdet, një në Dhërmi dhe një tjetër në Palasë, të dyja të regjistruara në emër të Igli Tares, janë përfshirë në hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe janë vendosur nën sekuestro.

Me sekuestrimin e vilës në Palasë dhe zgjerimin e hetimeve për tenderat, korrupsionin dhe pastrimin e parave, dosja ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku vijon të zgjerohet, ndërsa SPAK po heton si procedurat e zhvilluara gjatë drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ashtu edhe ato të periudhës kur ajo drejtonte “Albcontrol”  

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraSuperjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy
Artikulli Pas (FOTO) Ky është hoteli në Santorini që frymëzoi vilën e Belinda Ballukut në Palasë

Të ngjashme

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?