Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»“Sot u shua një pjesë e zemrës sime”/ Mimoza Ahmeti humb të atin

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime”/ Mimoza Ahmeti humb të atin

0
Nga e-Post.al në 06/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një ditë e dhimbshme për Mimoza Ahmetin. Poetja dhe shkrimtarja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, duke i kushtuar një mesazh të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale.

Marrëdhënia me të atin kishte qenë një temë për të cilën Mimoza kishte folur edhe gjatë eksperiencës në “Ferma VIP 3”. Ajo kishte treguar se babai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se prej vitesh nuk kishin mundur të takoheshin, ndërsa kishte shprehur dëshirën që pas përfundimit të eksperiencës televizive të mund të ishte sërish pranë tij.

Në mesazhin e lamtumirës, Mimoza shkruan:

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë. Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.

Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua.

Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë dhe të ndiesh se gjithçka që ke bërë për mua nuk ka qenë kurrë e kotë.

Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time.

Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.

Ndoshta nuk mund t’ju kem më pranë, por do t’ju mbaj gjithmonë me vete në zemrën time, në shpirtin tim, në çdo fjalë të mirë që do të them dhe në çdo hap që do të hedh.

U prehsh në paqe, babi im.

Përqafoje nënën fort për mua… Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart. Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.

Përjetë vajza juaj.”

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraHati trazon rrjetin me një video të Joz Markut pas incidentit
Artikulli Pas E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?