Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në pushimin e ndeshjes mes Orikut dhe Kukësit në Kategorinë e Parë, pasi lojtarët dhe stafi vendas kanë dhunuar pjesëtarët e skuadrës verilindore.
Sipas asaj që mësohet, përplasja ka filluar fillimisht verbale, e më pas lojtarët dhe stafi i ekipit vendas u janë vërsulur miqve në tunelin mes dhomave të zhveshjeve duke sjellë disa minuta kaos dhe ka ndërhyrë edhe policia për të qetësuar situatën.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, disa prej lojtarëve të skuadrës së Kukësit kanë pasoja fizike në trup me shenjat e këpucëve të dukshme pasi janë goditur me shkelma nga futbollistët e ekipit vendas.
Njëkohësisht, gjithçka ka ndodhur nën vëzhgimin e kamerave të brendshme të stadiumit, të cilat çuditërisht janë deklaruar të fikura dhe jofunksionale.
