Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec. Raportohet se kryefamiljarja Naile Sopiku ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e shpërthimit.
Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa mësohet se pritet të dërgohet në Tiranë për trajtim të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.
