Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Kronikë»Rama shpëlan deputetë e ministra: Flisni nëpër kafene kundër meje!

Rama shpëlan deputetë e ministra: Flisni nëpër kafene kundër meje!

0
Nga e-Post.al në 14/11/2026 Kronikë, Politikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të forta ndaj deputetëve dhe ministrave socialistë, veçanërisht figurave të vjetra të Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS.

Burime të Zoom.al thanë se gjatë fjalës së tij, Rama u është drejtuar drejtpërdrejt atyre që prej vitesh kanë mbajtur poste të rëndësishme në qeveri dhe në parti, duke u kujtuar se çfarë kanë përfituar politikisht nga PS-ja.

“Kush nga ju nuk ka qenë ministër të paktën një herë?”- mësohet t’u jetë drejtuar Rama socialistëve, duke theksuar se disa prej tyre janë rikthyer disa herë në poste qeveritare.

Por kritikat më të forta, Zoom.al mëson se kanë qenë për mungesën e mbështetjes publike ndaj tij.

Rama i ka akuzuar deputetët dhe ish-ministrat se, ndërsa kanë përfituar nga pushteti dhe pozitat që u ka dhënë Partia Socialiste, nuk kanë dalë ta mbrojnë publikisht në momentet më të vështira.

“Asnjëri nga ju nuk doli të më mbronte publikisht”,- ka qenë një tjetër prej shpërthimeve të kryeministrit.

Ai u ka kujtuar se kanë marrë shumë nga Partia Socialiste, por në momentin që ajo ka pasur më shumë nevojë për mbështetje, nuk kanë dhënë asgjë.

Kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke i akuzuar se në vend që të mbrojnë publikisht drejtimin e partisë, zgjedhin ta kritikojnë atë në biseda private.

“Flisni nëpër kafene hapur kundër meje”,- mësohet t’u ketë thënë Rama.

Shpërthimet e kryeministrit tregojnë nga njëra anë pakënaqësinë e tij ndaj figurave të PS dhe nga ana tjetër presionin që ai ushtron drejtëpërdrejt ndaj tyre për t’i pasur në resht pas vetes, duke u kërkuar jo vetëm besnikëri brenda partisë, por edhe mbështetje publike.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraGara për Tiranën, sondazhi i brendshëm i Ramës “djeg” Ervin Demon
Artikulli Pas Tirana “paralizohet” nga maratona, bllokohen rrugët kryesore

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?