Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro

Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro

0
Nga e-Post.al në 28/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Raiffeisen Bank International, kompania mëmë e bankës Raiffeisen në Shqipëri, njoftoi të martën se një gjykatë rajonale në Vjenë ka dhënë një vendim në mungesë kundër kompanisë ruse Rasperia – e cila është subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian – duke e urdhëruar atë të paguajë dëmshpërblim prej rreth 3,15 miliardë eurosh.

Banka deklaroi se Rasperia ka në dispozicion katër javë për të apeluar vendimin. Nëse nuk e bën këtë, vendimi do të bëhet i formës së prerë dhe RBI do t’i kërkojë rregullatorit austriak të tregut financiar të zhbllokojë asetet e Rasperia-s në Austri, në mënyrë që të mund të ekzekutojë kërkesën për dëmshpërblim.

Këto asete, të ngrira në kuadër të sanksioneve të Bashkimit Evropian, përfshijnë 28,5 milionë aksione në grupin austriak të ndërtimit Strabag, dividendët e akumuluar që nga viti 2021 dhe të ardhurat nga një reduktim kapitali i kryer në mars të vitit 2024.

“Ne kemi përgjegjësinë ndaj aksionarëve të Raiffeisen Bank International që të trajtojmë në mënyrë efektive dëmin e pësuar në Rusi. Vendimi i sotëm është një hap i rëndësishëm në këtë proces,” tha në një deklaratë Drejtori Ekzekutiv, Michael Hoellerer.

Kompania Rasperia nuk mund të kontaktohej menjëherë për një koment jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Kërkesa e RBI-së buron nga një mosmarrëveshje lidhur me një marrëveshje të dështuar të vitit 2023, sipas së cilës njësia e saj ruse planifikonte të blinte pjesën e aksioneve të Rasperia-s në Strabag – një transaksion që më vonë u braktis për shkak të shqetësimeve lidhur me sanksionet.

Më pas, një gjykatë ruse urdhëroi degën ruse të RBI-së t’i paguante Rasperia-s 2 miliardë euro dëmshpërblim, gjë që e shtyu bankën austriake të kërkonte kompensim përmes aseteve të ngrira të Rasperia-s në Austri.

Raiffeisen kërkoi rreth 3,15 miliardë euro dëmshpërblim nga Rasperia, me argumentin se vendimi i gjykatës ruse i kishte shkaktuar asaj humbje të konsiderueshme.

Rasperia është një kompani ruse, pronësia e të cilës kontrollohet nga oligarku Oleg Deripaska, i sanksionuar në Perëndim për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me pushtetin e Vladimit Putinit.KAPITALI.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraDeri në 50 mijë euro në vit për Mercedesin me qira, sa kushton luksi i shfrenuar i Edi Ramës?
Artikulli Pas Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?