Protestuesit e mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e tyre me 81 vite burgim në total.
Në ditën e 109-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë vijuar tubimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një pjesë e mesazheve të tyre u përqendruan te vendimi i dhënë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Protestuesit kanë shprehur solidaritet me ish-krerët e UÇK-së, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale. Në protestë janë dëgjuar thirrje dhe mesazhe në mbështetje të tyre, ndërsa qytetarët kanë mbajtur qëndrime kundër procesit gjyqësor në Hagë.
Protesta e sotme nisi me marshimin e qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes në bulevard, tubimi vijoi me fjalime dhe reagime të protestuesve.
Në fokus të protestës mbeten edhe kërkesat e organizatorëve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe vijimin e aksioneve kundër qeverisë.
