Një ndryshim në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit ka tërhequr vëmendjen pas largimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i institucionit.
Në rubrikën “Drejtuesit e SHISH në vite”, ku institucioni publikon emrat dhe fotografitë e drejtuesve që kanë shërbyer ndër vite, Vlora Hyseni nuk shfaqet më. Lista e publikuar aktualisht në faqen zyrtare përfshin drejtuesit historikë nga Irakli Koçollari deri te Visho Ajazi Lika dhe Helidon Bendo.
Mungesa e Hysenit bie në sy për një arsye tjetër. Në të njëjtën rubrikë vijojnë të jenë të publikuar me fotografi Visho Ajazi Lika dhe Helidon Bendo, të cilët kanë drejtuar SHISH para saj dhe nuk janë më në krye të institucionit. Kjo tregon se largimi nga detyra nuk shoqërohet domosdoshmërisht me heqjen e ish-drejtorit nga historiku publik i institucionit.
Ndryshimi në faqen e SHISH vjen në një moment kur emri i Vlora Hysenit është rikthyer në qendër të zhvillimeve të drejtësisë. Ish-drejtoresha është nën hetim nga SPAK në kuadër të një procedimi që lidhet me dosjen e biznesmenit Ergys Agasi. Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ajo dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”
