Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

0
Nga e-Post.al në 13/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Profesioni i elektricistit apo inxhinierit elektrik është një profesion që vendos çdo ditë në rrezik jetën e personit që e praktikon, në rastet kur ushtrohet në terren dhe në kontakt me pajisjet e ndryshme elektrike, sidomos në rastet e prezencës së tensioneve elektrike të larta. Ky profesion bëhet akoma më i rrezikshëm kur ushtrohet nga persona të pakualifikuar, persona me një diplomë të falsifikuar dhe që vendin e punës ia ka siguruar xhaxhai në pushtet apo persona që nuk kanë marrë gjithçka duhet nga arsimimi famëkeq në Shqipëri që lë për të dëshiruar.

Akoma më të rrezikshëm profesionin për këta persona e bëjnë kushtet e vështira të punës, mungesa dhe neglizhimi i masave të sigurisë dhe procedurave që duhen ndjekur për të punuar në mënyrë të sigurt, si dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse.

Shumë nga rastet që fatkeqësisht kanë përfunduar me vdekjen e personave kanë ndodhur pasi nuk është zbatuar rregullorja e sigurimit teknik. Për të kryer një punë në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm apo të ulët duhen ndjekur procedura që absolutisht nuk duhen neglizhuar. Nëse marrim rastin e elektricistit i cili humb jetën në majë të shtyllës pasi bie në kontakt me tensionin elektrik, duhet të ishin marrë masat e mëposhtme që do të parandalonin tragjedinë, duke filluar nga hapja e lejes së punës (e cila më shumë gjasa në rastin e tragjedisë është hapur pasi tragjedia ka ndodhur). Për të hapur një leje pune, drejtuesi i punimeve bën kërkesë për punën që do të kryejë dhe kushtet e punës.

Në rastin kur elektricisti I KUALIFIKUAR do të punojë në majë të shtyllës, i hipur me kamaleca dhe litar, duhet që linja të shkëputet nga tensioni, të kyçet ushqyesi i kësaj linje dhe tokëzimi në dy anët e linjës. Këto masa merren nga personi që do të lejojë punimet. Pasi lejuesi merr masat, verifikon zonën në terren, rrethon zonën, teston me aparat mungesën e tensionit dhe vendos tokëzuesit portativë në pikën ku do të punohet, vetëm në këtë moment mund të fillojnë punimet.

Një fenomen tjetër është që elektricisti shkon dhe kryen këtë punë në terren i vetëm, gjë që sipas lejes së punës është e ndaluar, pasi detyrimisht duhet dhe një udhëzues punimesh që duhet të jetë prezent gjatë gjithë kohës, si dhe një drejtues punimesh që garanton që çdo gjë po kryhet në përputhje me rregulloren.

Fare mirë, në Shqipëri ndodh që personeli i OSHEE-së nuk ka kamalecat e duhur për të hipur në shtyllë, nuk ka aparatet e duhura që verifikojnë që tensioni mungon, nuk ka tokëzues portativë apo shumë pajisje të tjera të domosdoshme.

Nëse duam ta kapim problemin nga rrënjët, arrijmë te mungesa e kualifikimit të këtyre punonjësve, duke filluar që nga personi që kryen punën dhe humb jetën deri te personeli drejtues që nuk zbaton protokollet e detyrueshme. Nëse këta persona e justifikojnë tragjedinë me mungesën e pajisjeve dhe kushtet e këqija të punës, është e papranueshme. Një inxhinier elektrik, drejtues punimesh, që lejon që puna të kryhet në ato kushte është ose i pakualifikuar ose neglizhent dhe i papërshtatshëm për atë punë. Ai nuk duhet të pranojë që për asnjë lloj arsyeje apo presioni të vendosë në rrezik jetën e vartësve të tij.

Dhe për të kundërshtuar fjalinë që e nisa, që ky profesion të rrezikon jetën çdo ditë, jo, ky profesion nuk të rrezikon jetën në asnjë moment kur zbatohen me përpikëri rregulloret dhe masat mbrojtëse që duhen marrë për secilën punë specifike.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraNdryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

Të ngjashme

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?