Mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë i janë bashkuar protestës së studentëve, duke dalë me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Në deklaratën e tyre, profesionistët e shëndetësisë theksojnë se nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë situatës së krijuar, ndërsa e cilësojnë arsimin cilësor dhe të drejtën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në vend si çështje që i përkasin gjithë shoqërisë.
Ata kërkojnë që kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe të krijohen kushtet për një dalje paqësore nga situata.
Në përfundim, mjekët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë e cilësojnë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar dhe kërkojnë një hetim të shpejtë për rastet e denoncuara.
” Misioni ynë për të mbrojtur jetën e qytetarëve na ngarkon me detyrën për të mbrojtur jetën. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur.” – thuhet në deklaratën e tyre.
