Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Kryesore»Jared Kushner i jep fund spekulimeve : Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jene krenar dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve : Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jene krenar dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

0
Nga e-Post.al në 09/10/2026 Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projektin e Zvërnecit dhe tregon se si personalisht është i angazhuar për të krijuar dicka të veçantë për zonën, duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin masiv të ekonomisë së vendit.

Ai hedh poshtë pretendimet e pavërteta se toka është falur nga qeveria shqiptare, duke sqaruar se ajo është blerë përmes një transaksioni privat sipas legjislacionit në fuqi, në shumën 230 milionë euro, që e rendit këtë ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të këtyre përmasave.

Ai ndalet te mjedisi dhe thekson se zhvillimi do të jetë sipas standardeve më të larta duke e lënë këtë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë më të gjelbër dhe me më shumë biodiversitet.

Përgjatë reagimit, Kushner shpreh vlerësim të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke theksuar besimin e tij në potencialin ekonomik dhe turistik të vendit. Ai e paraqet investimin si një angazhim afatgjatë, që, nëse realizohet me sukses, mund të arrijë në rreth 4 miliardë euro, duke krijuar vende pune, aktivitet ekonomik dhe mundësi të reja zhvillimi.

Më poshtë reagimi i plotë i Jared Kushner:

Pretendimi mediatik: Janë dhënë të drejtat e zhvillimit pa njoftim publik ose pa një proces tenderimi konkurrues dhe se amendamenti për të zhbllokuar tokën e mbrojtur ishte kaluar me nxitim në parlament. Rama madje lejoi ndërtimin e një aeroporti brenda zonës së mbrojtur.

Realiteti: Toka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Partnerët tanëe blenë atë nga një palë private për 230 milionë euro në një transaksion privat, ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të këtyre përmasave. Titulli i pronësisë u rishikua nga këshilltarët ligjorë dhe u verifikua.

Ky projekt filloi si një investim i pastër dhe i drejtpërdrejtë privat në pasuri të paluajtshme, bazuar te besimi ynë në potencialin e Shqipërisë si një destinacion në rritje dhe në mundësinë për të krijuar diçka vërtet të veçantë atje.

Ne po investojmë kapital të konsiderueshëm privat në një vend që nuk ka pasur kurrë një projekt të kësaj shkalle, edhe pse nuk ka garanci ne po e ndërmarrim këtë rrezik sepse besojmë te Shqipëriadhe besojmë te shqiptarët. Nëse rezulton i suksesshëm, projekti mund të përfaqësojë rreth 4 miliardë euro investime dhe të krijojë vende domethënëse pune, aktivitet ekonomik dhe vizibilitet ndërkombëtar për Shqipërinë.

Që nga blerja e tokës, ne kemi shpenzuar më shumë se tre vjet dhe dhjetëra miliona dollarë duke studiuar terrenin, mjedisin e tij dhe mundësitë e nevojat e rajonit, ndërkohë që kemi mbledhur arkitektë, dizenjues, inxhinierë, ekspertë mjedisorë dhe partnerë të jashtëzakonshëm për t’i dhënë formë projektit me përgjegjësi. Qëllimi nuk ka qenë kurrë thjesht zhvillimi i tokës, por krijimi i diçkaje që mund të bëhet një platformë për mundësi dhe rritje afatgjatë për Shqipërinë.

Asher Abehsera, një mik i vjetër dhe partner biznesi me një histori të provuar zhvillimi të suksesshëm, u bashkua si partner dhe CEO i projektit dhe ka udhëhequr punën e përditshme gjatë katër viteve të fundit.

Familja Kastrati, një familje e njohur biznesi shqiptare me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e tyre, ishte ajo që fillimisht na e solli në vëmendje oportunitetin e tokës dhe që ndan besimin tonë në potencialin e Shqipërisë.

Unë takova për herë të parë Ramez dhe Moutaz Alkhayyat në Doha gjatë Kupës së Botës 2022 dhe mbeta i impresionuar nga historia dhe aftësitë e tyre. Ata kishin ikur nga Siria si refugjatë nën regjimin brutal të Asadit, me shumë nga pronat dhe asetet e tyre të konfiskuara më vonë nga qeveria, dhe atyre iu dha mundësia të rindërtonin jetën dhe bizneset e tyre në Katar. Ardhja e tyre përkoi me nevojat e jashtëzakonshme të Katarit për ndërtim përpara Kupës së Botës, dhe ata u përfshinë thellësisht në ndërtimin transformues të Dohas.

Ky është një dallim i rëndësishëm: bëhet fjalë për një investim, jo diçka që na u dha. Ne blemë tokën për 230 milionë euro, po angazhojmë kapital të konsiderueshëm shtesë privat dhe po marrim përsipër rrezikun nëse projekti do të ketë sukses. Nëse ia del, Shqipëria do të përfitojë përmes vendeve të punës, turizmit, mundësive ekonomike dhe rritjes afatgjatë.

Fokusi im personal ka qenë kryesisht te vizioni dhe dizajni, duke bërë bashkë arkitektë, partnerë, dizenjues dhe krijues të jashtëzakonshëm për të ndërtuar një destinacion të ndryshëm nga çdo gjë tjetër në rajon. Unë jam një partner në pakicë dhe nuk kam përfshirje të përditshme në projekt.

Partneriteti është angazhuar gjerësisht me komunitetin lokal në Vlorë. Ne gjithashtu e kuptojmë se njerëzit kanë pyetje dhe shqetësime legjitime. Projekti do të duhet të kalojë nëpër të gjitha proceset përkatëse rregullatore dhe mjedisore shqiptare dhe të fitojë miratimet e nevojshme për të vazhduar.

Ambicia jonë është të ndërtojmë sipas standardeve më të larta të dizajnit dhe mjedisit, dhe ta lëmë këtë pjesë të jashtëzakonshme të Shqipërisë më të gjelbër, me më shumë biodiversitet dhe më të fortë nga ana mjedisore.

Sugjerimi se ky projekt përparoi për të fituar favore nga Presidenti Trump, po ashtu e kthen kronologjinë përmbys. Siç e vëren edhe vetë artikulli, interesi ynë filloi në verën e vitit 2021, kur unë isha një qytetar privat dhe shumë kohë përpara se Presidenti Trump të shpallte fushatën e tij për vitin 2024.

E njëjta gjë vlen edhe për aeroportin. Artikulli lë të kuptohet, por nuk e thotë plotësisht, se zyrtarët e qeverisë e miratuan aeroportin me kërkesën time. Në fakt, aeroporti ishte miratuar tashmë në kohën kur unë pashë projektin për herë të parë, dhe ai ishte një nga faktorët që më tërhoqi dhe formësoi vizionin tim për atë që mund të bëhej rajoni.

Në fund të fundit, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj që të mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe anembanë botës ta shijojnë për breza me radhë.

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraGjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, policia jep detajet
Artikulli Pas Kush ishte ‘shënjestra’? Policia parandaloi atentatin e “grupit të Kamzës”, dosjen pritet ta marrë në dorë SPAK-u!

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?