Një moment emocionues për familjen Ndoja. Pas humbjes së bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja, pak kohë më parë, deputetja e Partisë Demokratike i ka plotësuar një nga ëndrrat më të bukura djalit të saj, Davisit.
Për vogëlushin, i cili ka pasion futbollin, të zbresë në fushë përkrah lojtarëve të Kombëtares shqiptare ishte një emocion i veçantë. Mbrëmjen e ndeshjes, Davisi pati fatin të shoqërohej nga portieri Etrit Berisha, duke përjetuar nga afër atmosferën e kuqezinjve.
Por ky moment i bukur mbart edhe një emocion të fortë, pasi ëndrra ishte nisur së bashku me të atin, Ladi Ndojën, i cili nuk jeton më.
Përmes një dedikimi prekës, deputetja ndau emocionet e këtij momenti:
“Ëndrrën që e nisëm bashkë babi, unë do ta vazhdoj!
Këtë kujtim të bukur do të doja ta ndaja me ty babi dhe jo ta dedikoja ty
Për një fëmijë që e ka pasion futbollin, të zbresë në fushë përkrah lojtarëve të Kombëtares është emocion i veçantë. Mbrëmë Davisi pati fatin të shoqërohej nga Berisha 1☺️ Dhe gëzimi u bë edhe më i madh me fitoren 2–0 të Shqipërisë!”
Një dedikim që përcjell mallin për një baba që mungon, por edhe forcën për të vazhduar ëndrrat e nisura së bashku me të
