Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»E gjithë familja në dasmë, hajdutët hyjnë në shtëpi në Sarandë dhe zbrazin kasafortën

E gjithë familja në dasmë, hajdutët hyjnë në shtëpi në Sarandë dhe zbrazin kasafortën

0
Nga e-Post.al në 24/09/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një banesë në fshatin Shelegar të Sarandës është grabitur gjatë natës, ndërsa familjarët ndodheshin në një dasmë. Hajdutët kanë shfrytëzuar mungesën e tyre për të hyrë në shtëpi dhe për të marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Sipas familjarëve, nga banesa e Mejdi Tushës janë marrë rreth 15 milionë lekë të vjetra, si dhe disa bizhuteri me vlerë.

Ngjarja është konstatuar pasi një prej familjarëve është kthyer në banesë dhe ka gjetur dhomat të përmbysura. Dyshohet se autorët kishin shfrytëzuar pikërisht faktin që shtëpia ishte bosh, pasi të gjithë pjesëtarët e familjes ishin larguar për të marrë pjesë në dasmën e një të afërmi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë dy persona. Ata mund të kenë vëzhguar më herët lëvizjet e familjarëve dhe kanë pritur momentin kur banesa ka mbetur pa njeri.

Për të shmangur identifikimin, autorët dyshohet se kanë dëmtuar kamerën e sigurisë së vendosur në banesë dhe më pas kanë hyrë brenda.

Pas denoncimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Sarandës dhe grupi hetimor. Specialistët kanë nisur këqyrjen e banesës dhe mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraBerisha parashikon se shantazhi ndaj Klodiana Lalës ishte vetëm fillimi: Radhën e kanë prokurorët
Artikulli Pas Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?