Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Tiranë, në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se një person është hedhur nga lartësia dhe ka humbur jetën në vend.
Viktima ishte pacient dhe është hedhur nga kati i tretë i kirurgjisë.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë po hetohen, ndërsa ende nuk bëhet me dije as identiteti i viktimës.
