Alarm fals për bombë në shkollën “Edit Durham”, arrestohet Edmond Jatagani
Ditën kur nis viti i ri shkollor, një alarm fals për bombë ka shkaktuar panik pranë shkollës “Edit Durham” në Tiranë.
Policia ka ndërhyrë pas njoftimit për praninë e një bombe në ambientet e shkollës, ndërsa pas verifikimeve ka rezultuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Në lidhje me ngjarjen, uniformat blu kanë arrestuar Edmond Jatagani, i dyshuar për dhënien e alarmit fals.
Ngjarja merr një rëndësi të veçantë pasi ka ndodhur pikërisht në ditën e parë të shkollës, kur institucionet arsimore janë të mbushura me nxënës, prindër dhe mësues.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij alarmi.
