Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në Shqipëri qarkullojnë 91 mjete të blinduara, të cilat përdoren nga persona fizikë dhe janë të pajisura me lejet përkatëse nga strukturat vendore të Policisë.
Numri më i madh është regjistruar në Tiranë, me 47 mjete, ndërsa pas kryeqytetit renditen Shkodra, Fieri dhe Vlora. Të dhënat tregojnë një përqendrim të lartë të mjeteve të blinduara pikërisht në qytetet ku zhvillohet një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të biznesit, politikës dhe personave të ekspozuar ndaj rrezikut.
Sipas të dhënave, shpërndarja vijon edhe në qarqet e tjera, ndërsa Tirana mbetet me diferencë në krye të listës.
Ndër vite nuk kanë munguar rastet kur persona të ndryshëm kanë importuar mjete të blinduara nga jashtë, në disa raste edhe në rrethana që kanë ngritur pikëpyetje për lejet e posaçme. Automjetet e tilla janë përdorur edhe nga persona që kanë pasur probleme me ligjin apo kanë qenë të përfshirë në konflikte dhe përplasje.
DVP Tiranë: 47 makina.
DVP Shkodër: 17 makina
DVP Fier: 10 makina.
DVP Vlorë: 8 makina.
DVP Durrs: 5 makina.
DVP Elbasan: 3 makina.
DVP Berat: 1 makina..
