Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Rajon»BE kritikon Vuçiç: Të shmangen deklaratat që pengojnë normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

BE kritikon Vuçiç: Të shmangen deklaratat që pengojnë normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

0
Nga e-Post.al në 29/07/2026 Rajon
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të shmangë deklaratat që nuk ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë drejt përparimit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi deklaratat e fundit të Vuçiç për Kosovën, një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se vetëm përmes dialogut mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë objektiv. Përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të bëra nga Vuçiç më 25 korrik, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë së Serbisë, ku ai theksoi se mbrojtja e integritetit territorial dhe ruajtja e neutralitetit ushtarak janë ndër prioritetet kryesore të shtetit serb.

Presidenti serb përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së vendit. Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që prej vitit 2011, mbetet një kusht kyç për avancimin e të dyja vendeve në procesin e integrimit evropian, megjithëse shumë nga marrëveshjet e arritura ende nuk janë zbatuar plotësisht.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraRivale?! Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja të studiojë televizionin
Artikulli Pas U tha se vdiq në rrugë/ Spitali i Durrësit deklaratë publike: Artan Andoni është në reanimacion

Të ngjashme

Serbia kryeson! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

28/08/2026

Vuçiç kërcënoi me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, BE fundos Serbinë

12/08/2026

Thriller në Beograd/ 28-vjeçarja gjendet e vdekur në një valixhe, arrestohet një turk

01/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?