Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

0
Nga e-Post.al në 08/10/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) kanë formalizuar ditën e sotme bashkëpunimin për të nxitur promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të kontribuar në rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë.

Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), përfshirë Administratoren e TIA-s, Marsida Pallko, Drejtorin Operacional Piervittorio Farabbi, si dhe Drejtoren e Përgjithshme të AKT-së, Jola Hysaj.

Në fokus të bashkëpunimit është zhvillimi i nismave të përbashkëta të marketingut, promovimi i linjave ajrore dhe mbështetja për hapjen e destinacioneve dhe linjave të reja ajrore drejt Shqipërisë. Palët do të shkëmbejnë të dhëna dhe informacion mbi trafikun ajror, destinacionet, tregjet turistike, strukturat akomoduese, agjencitë turistike dhe operatorët turistikë, duke krijuar një bazë më të mirë për identifikimin e tregjeve me potencial të lartë.

Bashkërendimi i përpjekjeve do të fokusohet në zhvillimin e tregjeve të reja turistike dhe hapjen e destinacioneve të reja direkte, përmes bashkëpunimit me linjat ajrore, operatorët turistikë dhe bordet turistike ndërkombëtare. Palët do të koordinojnë nisma të përbashkëta promovuese, pjesëmarrjen në panaire dhe aktivitete ndërkombëtare, organizimin e udhëtimeve familjarizuese dhe fushatave me influencerë, si dhe shkëmbimin e të dhënave mbi tregjet, trafikun ajror dhe potencialin turistik, me synim rritjen e numrit të vizitorëve dhe diversifikimin e tregjeve të turizmit.

Në kuadër të këtij partneriteti, TIA dhe AKT do të angazhohen edhe në takime me kompani ajrore, operatorë turistikë dhe borde turistike ndërkombëtare, me synim zgjerimin e rrjetit të fluturimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes transportit ajror dhe zhvillimit të turizmit, duke e bërë Shqipërinë më të aksesueshme dhe më të promovuar në tregjet ndërkombëtare dhe duke ofruar një përvojë më të plotë për vizitorët që zgjedhin vendin si destinacion.

 

 

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraGjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës
Artikulli Pas I vuri zjarrin një marketi në Cërrik, policia vë në pranga 45-vjeçarin! U rrezikuan edhe punonjësit

Të ngjashme

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026

Rama konfirmon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës: Janë jashtë “shtëpisë” së PS-së

21/11/2026

Rama fshihet pas Elonës për të sulmuar Veliajn: E hoqi nga puna se nuk i bënte like dhe share

21/11/2026

A po përdoret SPAK për luftën e brendshme në PS?

21/11/2026

Kapet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit nga FBI

21/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?