Një nxënëse 17-vjeçare ka sulmuar me thikë mësuesen e saj të matematikës në një shkollë publike në qytetin Cameta, në shtetin Pará të Brazilit. Ngjarja ndodhi më 11 shtator, në një klasë të zbrazët, pak pasi mësuesja kishte përfunduar vlerësimin e një testi.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë nxënësen pranë tavolinës së mësueses, përpara se të nxirrte një thikë dhe të tentonte ta godiste. Mësuesja arriti t’i shmangej sulmit të parë dhe u përpoq t’ia merrte armën, ndërsa nxënësja e sulmoi sërish. Pas përleshjes, mësuesja arriti të dilte nga klasa, ndërsa 17-vjeçarja e ndoqi për pak metra.
Nxënësja u arrestua në vendngjarje. Pas marrjes në pyetje, ajo dyshohet se ka deklaruar se nuk e pëlqente mësuesen. Sulmi dyshohet se ndodhi menjëherë pas vlerësimit të testit, ndërsa pakënaqësia ndaj mësueses dhe notës së marrë besohet të ketë qenë në sfondin e konfliktit.
Mësuesja u dërgua në spital, ku mori trajtim për plagët dhe qepje. Mjekët konstatuan se dëmtimet nuk kishin prekur organe jetësore dhe ajo u largua më pas nga spitali. Për shkak se është 17 vjeçe, nxënësja nuk përballet me të njëjtin trajtim penal si një i rritur. Rasti mund të trajtohet si një vepër e rëndë e kryer nga e mitura dhe të ndiqet përmes masave të posaçme të drejtësisë për të miturit.
🚨Update: Teen stabs teacher as she desperately fights for her life in deadly, caught-on-video attack! Just another reason to arm teachers! pic.twitter.com/JU6TzoLsyw
— US Homeland Security News (@defense_civil25) September 19, 2026
