Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Kryesore»“Refiti më vuri 3 kushte, më tha do ju shuaj si fis” zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës

“Refiti më vuri 3 kushte, më tha do ju shuaj si fis” zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës

0
Nga e-Post.al në 18/08/2026 Kryesore, Aktualitet, Kronikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij dhe vrau me armë zjarri prindërit e saj, ndërsa këtë të fundit e mori për disa orë peng.

Pas shumë orësh negociatash me policinë, ai pranoi të linte të lirë Rozalinda Plakën dhe më pas kreu vetëvrasje brenda makinës së tij.

Konflikti sipas familjarëve të autorit kishte lindur për një shumë të madhe parash, që sipas tyre i biri ia kishte dhënë asaj më parë dhe kjo e fundit nuk pranonte t’ia kthente.

Por si nisi konflikti mes Plakës dhe Buzit, një rrjedhë që duket se ka paraprirë krimin e rëndë.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga Top Channel, çifti ishin ndarë pas një periudhë të gjatë bashkë, por se Buzi i kërkonte vazhdimisht rikthim të resë.

Kjo e fundit e kishte denoncuar më parë gjatë 2025 për përndjekje, dhe 35-vjecari kishte kryer disa muaj burg, por edhe pas daljes kishte insistuar që të riktheheshin bashkë, edhe pse vajza refuzonte.

Sipas dosjes, përndjekja ndaj të resë nisi menjëherë më 19 mars, ditën kur 35-vjeçari doli nga burgu pasi kishte shlyer një dënimin. Megjithëse ndaj tij ekzistonte një Urdhër Mbrojtjeje, Buzi e kontaktuar herë pas here me numra të ndryshëm.

Në kallëzimin e saj të bërë më 22 prill, 23-vjeçarja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ajo tregon se si ish-i fejuari i priste rrugën vazhdimisht pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier ku ajo kryente praktikën si infermiere, si dhe në kafenetë përreth.

Në një nga ngjarjet, ajo tregon se Buzi e ka marrë atë në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ dhe e ka dërguar drejt një hoteli në Novoselë. Kur ajo ka refuzuar të zbresë, ai e ka kërcënuar me vetëflijim:

“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde. Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri… Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.

Pasi kanë lëvizur nga hoteli për të ngrënë drekë, i dyshuari i ka vendosur tri kushte ultimatumi të resë, duke i bërë të qartë se nuk do ta linte kurrë të qetë: Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe Dhjetor, Qershor ose deri në Gush, dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua. Nëqoftëse ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje atëherë do tu zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu.

Po ashtu ajo ka deklaruar se e ka kërcënuar me fjalët: Do t’ju shuaj si familje, do të vras prindërit!”.

Nëna e vajzës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë, duke u shprehur se veprimet e ish-të fejuarit po i shkatërrojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e të bijës.

I pyetur nga grupi hetimor pasi u kap në flagrancë nga policia, Refit Buzi kishte pranuar se e kishte kontaktuar ish-partneren e tij edhe pse kishte dijeni të plotë për urdhrin e mbrojtjes.

“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri… Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”, është shprehur ai para policëve.

Pas denoncimit të radhës, Policia e Fierit e ka arrestuar sërish duke sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyja palëve, ku janë gjetur dhjetëra mesazhe, thirrje dhe mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese e ofenduese.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraDETAJE/ Vrau francezin dhe e la në shezlongët e plazhit, e shkuara e errët e Sokrat Vatës në Angli
Artikulli Pas I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?