Shoferë, kujdes ku parkoni makinën!
Një mesazh i mbërritur edhe në redaksinë tonë ngre pretendimin se patrullave te Policise Rrugore u eshte dérguar me SMS nje udhëzim për të vendosur të paktën 30 gjoba për parkim të gabuar gjate çdo sherbimi.
Sipas informacionit të përcjellë, këto masa do të ishin shtesë ndaj gjobave për shkelje të tjera rrugore, si tejkalimi i shpejtësisë apo përdorimi i telefonit gjatë drejtimit té automjetit.
Në një Tiranë ku parkimi është kthyer prej vitesh në problem për drejtuesit e mjeteve, pretendimi ngre një pyetje thelbësore: A po kërkohet zbatimi i ligjit për çdo shkelje, apo vendosja e një numri të paracaktuar gjobash?
Denoncimi vjen në një kohë kur debati për pagat e policëve dhe kostot buxhetore është rikthyer në vëmendje.
Megjithatë, nuk ka prova të konfirmuara se gjobat e parkimit lidhen me financimin e pagave të efektivëve.
Pritet një sqarim zyrtar nga Policia e Shtetit per autenticitetin dhe përmbajtjen e këtij udhëzimi.
