Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Sport»Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

0
Nga e-Post.al në 29/07/2026 Sport
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës.

Një ngjarje e rëndë, e pabesueshme, që lë pas shumë dhimbje dhe trishtim, jo vetëm te familjarët, por miqtë, kolegët, studentët dhe njerëzit që e njihnin. Ai lë pas bashkëshorten, dhe dy fëmijë, djalin dhe vajzën.

Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e rralla të sportit të volejbollit, ku fitoi trofe si sportist dhe trajner. Gjithashtu, ishte mik i emisioneve sportive, me analizën e tij të hollë, por edhe batutën dhe sarkazmën ishte unik.

Artan Pogoni kishte një formim të gjerë akademik, i mbështetur në katër diploma universitare, ndërsa mbante titullin doktor i shkencave. Kontributi i tij në literaturën shkencore është i madh, me 12 publikime akademike dhe 2 tekste universitare.

Në Universitetin “Barleti”, mbante detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Përtej karrierës akademike, ai ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ishte një nga figurat drejtuese të Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner i ekipit të femrave.

sport vdekje
Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraRama: Investimi në Sazan, sipas standarteve të BE-së
Artikulli Pas Mbipopullimi i burgjeve, Italia miraton ligjin për lirimin e mijëra të burgosurve me varësi nga droga dhe alkooli

Të ngjashme

Shqipëria ka një kampion bote, Firdeus Demiraj shkëlqen në IFMA

12/09/2026

Denoncimi i David Nikolli: Federata nuk më dërgoi në Lojërat Mesdhetare sepse dola në protestë

31/08/2026

Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana

30/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?