Aktivistja Sidorela Vatnikaj iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 62-të kundër qeverisë, duke ironizuar krahasimet që ai ka bërë më herët me protestuesit duke i ndarë në “flamingo”, “sorra” dhe “korba”.
Sipas saj, protestuesit janë “flamingo”, sepse janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të qeverisjes, por janë edhe “korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote”.
“Zoti kryeministër, është e vërtetë që ne jemi flamingo, sepse ashtu si flamingot, na ke detyruar të shtegtojmë jashtë vendit tonë, se ke vjedhur për katër mandate, e ke varfëruar për katër mandate dhe na ke nxitur ta lëmë vendin tonë dhe të shtegtojmë.
Por, nga ana tjetër, kryeministër, ne dimë të jemi edhe korba e sorra që i hanë krimbat si puna jote, që vjedhin shtetin, varfërojnë shtetin dhe na bëjnë që të ikim”, deklaroi Vatnikaj.
Aktivistja theksoi në vend që pas më shumë se dy muajsh protesta të kishte reflektim nga qeveria, janë shtuar arsyet për të protestuar.
