Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

0
Nga e-Post.al në 21/08/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Klodian Tomorri

Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të formës së prerë një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze Bankers Petroleum.

Gjykata me seli në Paris vendosi që Bankers kishte fryrë shpenzimet me 236 milionë dollarë kosto të pajustifikuara për vitin 2012.

“Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit,” deklaroi ministria e Energjisë përmes një deklarate zyrtare, menjëherë pas vendimit të arbitrazhit.

Ky ishte një vendim, i cili ndryshonte llogaritë financiare mes Bankers dhe shtetit shqiptar me qindra milionë dollarë.

Përjashtimi i 240 milionë dollarëve nga kostot që Bankers kishte deklaruar në bilancin e vitit 2012, nuk ndryshonte vetëm treguesit e bilancit të 2012-ës, por edhe ato të të gjitha viteve më pas.

Tatim fitimi
I gjithë thelbi qëndron tek formula se si llogaritet tatim fitimi që Bankers duhet të paguajë në shtet. Sipas kontratës koncesionare të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, Bankers Petroleum lejohet të shfrytëzojë vendburimin pa paguar tatim-fitimi (prej 50%) deri në momentin që kompania të rekuperojë plotësisht të gjitha kostot dhe investimet e kryera në vendburimin e Patos Marinzës.

Pika kur të ardhurat rekuperojnë këto shpenzime materializohet përmes një koefiçenti të shprehur me formulë në marrëveshjen konçesionare, që quhet faktori R. Për sa kohë faktori R qëndron nën 1, pra të ardhurat nga shitja e naftës qëndrojnë më të vogla se shpenzimet totale, Bankers nuk paguan asnjë lek tatim fitimi, por paguan vetëm rentën minerare.

Kjo është që ajo që ka ndodhur deri më sot. Pas plot 22 vitesh shfrytëzim të fushës së Patos-Marinzës, Bankers nuk ka paguar asnjë lek tatim fitimi, për shkak se faktori R ka qenë gjithmonë më i vogël se 1. Pra, të ardhurat nga shitja e naftës nuk kanë barazuar akoma shpenzimet totale të deklaruara.

Por vendimi i arbitrazhit e ndryshon krejtësisht situatën. Shteti shqiptar duhet të rillogarisë bilancin e vitit 2012 të kompanisë përmes heqjes nga kostot e njohura të 236 milionë dollarëve dhe më pas duhet të rillogarisë faktorin R, jo vetëm për vitin 2012, por për të gjithë vitet më pas.

Me pak fjalë me llogaritë e reja, Bankers duhet të paguajë tatim fitimi, i cili në vlerë progresive për 14 vitet pas 2012-ës mund të shkojë që qindra milionë dollarë. Por kjo nuk ndodh. Qeveria shqiptare ka harruar të bëjë llogaritë dhe të fillojë mbledhjen e tatim fitimit, i cili është me vendim të formës së prerë të arbitrazhit dhe nuk kontestohet dot askund nga kompania.

“Harresë” miliardash
Kjo është një harresë miliarda lekë ose qindra milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin tashmë në buxhet. Siç e pati thënë dhe kryeministri me triumfializëm, kjo ishte një fitore e madhe.

“Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën,” tha Rama një vit më parë.

Vendimi i arbitrazhit ka marrë formën e prerë që në qershor të vitit 2024. Përgjatë kësaj kohe, qeveria dhe shteti shqiptar ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të llogaritur treguesit e rinj financiar në bilancet e Bankers si dhe për të mbledhur tatim fitimin që del nga vendimi i arbitrazhit.

Por ministria e Energjisë dhe as ajo e Financave nuk kanë filluar as sot të bëjnë llogaritë. Këtu po konsumohet një falje e heshtur, e cila mund të shkojë deri në 300 milionë euro.

Në rast se kompania vendos që një ditë të largohet, dhe kjo nuk është shumë çudi, ato para do të avullojnë dhe nuk do të mblidhen asnjëherë.

E gjitha kjo nuk është një harresë qypash, edhe pse qypa Rilindja ka me bollëk nga Energjetika tek Financat. Dikush po bën pazar me Bankersin në kurriz të shqiptarëve. Pazar kriminal.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraArratiset një i dënuar nga burgu i Reçit, i lë letër familjes: Po largohem, ju dua shumë
Artikulli Pas Zhvati të varfrit/ Parlamenti i Kenias vë nën hetim mëmën e Kredos

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?