Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

0
Nga e-Post.al në 18/08/2026 Aktualitet, Investigim, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

KSAMIL Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin francez 20-vjeçar, Migel Mendes, i cili u vra me thikë mëngjesin e sotëm pas një konflikti në kompleksin “Principote”.

Sipas të dhënave të deritanishme, konflikti dyshohet se nisi mbrëmjen e së hënës në klubin e natës “La Guerre”, ku Mendes ndodhej së bashku me miqtë e tij në një festë me DJ francez. Përplasja më pas u përshkallëzua me truprojën e kompleksit, 29-vjeçarin Sokrat Vata.

Mësohet se Vata e ka nxjerrë turistin nga ambientet e lokalit, në pjesën e jashtme pas beach bar-it dhe shezlongëve, ku dyshohet se e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit.

Në kuadër të hetimeve, i gjithë stafi i “Principote” është shoqëruar dhe është marrë në pyetje nga policia. Hetuesit po verifikojnë jo vetëm rrethanat dhe dinamikën e konfliktit, por edhe nëse autori është ndihmuar nga persona të tjerë pas kryerjes së krimit, përfshirë mundësinë e ndihmës për t’u larguar nga zona. Po punohet për të përcaktuar se kush ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe nëse dikush e ka ndihmuar autorin gjatë arratisjes.

Vata është arrestuar rreth pesë orë pas vrasjes në Levan të Fierit, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej i fshehur në bagazhin e një automjeti. Në makinë ndodheshin një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar, shtetas turq, të cilët gjithashtu janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e transportimit të tij.

29-vjeçari, banues në Has dhe i punësuar si truprojë në “Principote”, rezulton se kishte pasur më herët probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve, ai ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike pritet të sqarohen gjatë hetimeve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Krahas marrjes në pyetje të stafit dhe personave që ndodheshin në kompleks, autoritetet po verifikojnë kamerat e sigurisë, lëvizjet e autorit pas krimit dhe personat me të cilët ai ka pasur kontakt deri në momentin e arrestimit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje edhe te pushuesit në Ksamil.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’u themi që është vrarë dikush? Ata do të tremben”, tha një prej pushuesve.

“Principote” është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, përballë Tre Ishujve, me plazh privat, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Ngjarja e rëndë ka tronditur një prej zonave më të frekuentuara turistike të jugut gjatë sezonit veror.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraThellohet SKANDALI/ Shoqërohen 38 persona pas vrasjes së francezit, ndalohet oficeri i policisë, Bekim Bulica në kërkim
Artikulli Pas “Pas dhunës ndaj Shefit të Krimeve, nis sulmi mediatik ndaj Policisë së Sarandës? Kush po tenton ta gjunjëzojë Komisariatin?”

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?