Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 22 Nëntor 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Kronikë»Çfarë i kërkoi Policia Edi Ramës dy ditë para 21 Janarit? Zbardhen shkresat zyrtare

Çfarë i kërkoi Policia Edi Ramës dy ditë para 21 Janarit? Zbardhen shkresat zyrtare

0
Nga e-Post.al në 22/11/2026 Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Dokumentet zyrtare që hedhin dritë mbi organizimin e protestës së 21 janarit 2011 zbulojnë edhe komunikimet mes Policisë së Shtetit dhe Partisë Socialiste në ditët para demonstratës. Sipas shkresave, Policia e Tiranës i kishte kërkuar zyrtarisht kryetarit të atëhershëm të PS-së, Edi Rama, të njoftonte me shkrim organizimin e tubimit, pasi deri në atë moment nuk ishte depozituar njoftimi përkatës.

Përmes shkresës nr. 430/6, datë 19 janar 2011, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë iu drejtua Ramës, duke i kërkuar respektimin e procedurave të parashikuara në ligjin për tubimet. Kërkesa vinte pas informacioneve të publikuara në media dhe të dhënave që dispononin strukturat e Policisë së Shtetit për organizimin e një demonstrate nga Partia Socialiste.

Në përgjigje, Partia Socialiste depozitoi të njëjtën ditë shkresën nr. 2, me objekt “Njoftim për tubim”, ku bënte me dije se më 21 janar do të zhvillohej një demonstratë popullore paqësore, me pjesëmarrjen e mijëra simpatizantëve.

Por njoftimi nuk u konsiderua i plotë nga Policia e Tiranës. Përmes një tjetër komunikimi, autoritetet ia kthyen dokumentacionin organizatorëve për plotësim, duke evidentuar mungesën e disa elementeve që, sipas tyre, kërkoheshin nga ligji për tubimet shkruan EPOST

Konkretisht, Policia kërkonte përcaktimin e drejtuesit të demonstratës dhe ndihmësve të tij, të cilët duhej të pajiseshin me shenja dalluese për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Po ashtu, kërkohej përcaktimi i orës së përfundimit të tubimit dhe itinerarit që do të ndiqej, në mënyrë që strukturat policore të planifikonin masat e sigurisë dhe rendit publik.

Ndërkohë, edhe Asambleja e Partisë Socialiste, Dega Tiranë, kishte depozituar më 19 janar një tjetër shkresë, me numër 3 dhe objekt “Njoftim për tubim”, për zhvillimin e demonstratës së 21 janarit. Por edhe ky dokument, sipas vlerësimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, nuk përmbushte kërkesat ligjore.

Sipas EPOST shkresat dokumentojnë përplasjen procedurale mes Policisë dhe organizatorëve të protestës vetëm dy ditë përpara demonstratës së 21 janarit, duke treguar se institucionet kishin kërkuar plotësimin e detyrimeve ligjore për njoftimin dhe organizimin e tubimit.

©Copyright EPOST

Ky artikull është ekskluziv i EPOST, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar EPOST dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraTri ditë para 21 Janarit, Policia paralajmëronte skenarët e dhunës: Zbardhen shkresat që tronditin!

Të ngjashme

Tri ditë para 21 Janarit, Policia paralajmëronte skenarët e dhunës: Zbardhen shkresat që tronditin!

22/11/2026

Florian Marku prek me rrëfimin e tij: Kur fitoja më telefononin 5 mijë veta, kur humba më mori vetëm nëna

22/11/2026

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

22/11/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Çfarë i kërkoi Policia Edi Ramës dy ditë para 21 Janarit? Zbardhen shkresat zyrtare

22/11/2026

Tri ditë para 21 Janarit, Policia paralajmëronte skenarët e dhunës: Zbardhen shkresat që tronditin!

22/11/2026

Florian Marku prek me rrëfimin e tij: Kur fitoja më telefononin 5 mijë veta, kur humba më mori vetëm nëna

22/11/2026

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

22/11/2026

Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

22/11/2026
Më të lexuarat

Në Itali trafikant droge, në Shqipëri pronar i disa kompanive/ Sekuestrohen pasuritë e Ilir Shehut

17/11/2026

“Veliaj u kërcënua me porosi të Ramës”, Plarent Ndreca: Ka thënë të vërtetën

17/11/2026

Kjo është deputetja e PS-së që doli në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit

18/11/2026

‘Drridhet’ Benet Beci, GJKKO vendos që s’ka dënim me shërbim prove për abuzim me tenderat

18/11/2026

TIA dhe Wizz Air forcojnë partneritetin, mbështesin Maratonën e Tiranës

17/11/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga eDigital.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?