Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Bankers tërhiqet nga kërcënimet me Arbitrazh dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me shtetin shqiptar pas arrestimeve të bujshme

Bankers tërhiqet nga kërcënimet me Arbitrazh dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me shtetin shqiptar pas arrestimeve të bujshme

0
Nga e-Post.al në 14/08/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Bankers Petroleum shpreh gatishmërinë për të zbatuar vendimin e Arbitrazhit, pas arrestimeve të drejtuesve të saj në Shqipëri

Kompania kineze Bankers Petroleum Albania, e cila zotëron me koncesion shfrytëzimin e vendburimit të naftës në Patos-Marinzë, ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të datës 7 qershor 2024, i konfirmuar më pas edhe nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë në korrik 2025. Deklarata vjen në një moment të tensionuar për kompaninë, pas arrestimit të 10 personave, mes tyre CEO aktual, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtuesi Leonidha Çobo, të dy të akuzuar për evazion fiskal dhe mashtrime financiare.

Në deklaratën zyrtare për mediat, kompania shprehet se ekipet e saj ligjore janë të përgatitura të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare për zbatimin e vendimit arbitral, i cili lidhet me mosnjohjen e 236 milionë dollarëve si shpenzime të justifikuara gjatë periudhës 2012–2017. Ky vendim ka pasoja të drejtpërdrejta në rrafshin fiskal, pasi ndryshon balancën e fitimeve të kompanisë dhe detyron atë të paguajë 50 për qind tatim mbi fitimin, në përputhje me kontratën koncesionare.

Sipas Prokurorisë, deri në fund të vitit të kaluar, Bankers raportonte një bilanc negativ prej 117 milionë eurosh, por vendimi i Arbitrazhit e ndryshon këtë situatë, duke e nxjerrë kompaninë me fitim kumulativ dhe duke hapur rrugën për tatimin mbi fitimin. Megjithatë, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi, palët nuk kanë rakorduar ende detyrimet përkatëse.

Kompania deklaron se po ndjek me “vëmendje të sinqertë” hetimet penale të nisura më 2 korrik 2025 dhe angazhohet për bashkëpunim të plotë me autoritetet shqiptare. Ajo gjithashtu njofton krijimin e një ekipi të jashtëm për vetë-hetim të brendshëm, me qëllim ndriçimin e çështjeve të ngritura.

Në vijim të deklaratës, Bankers shpreh përkushtimin ndaj vizionit “Shqipëria 2030” dhe njofton plane për investime të reja në teknologji termale të avancuar, që synojnë të përmirësojnë eficiencën e nxjerrjes së naftës dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Kompania thekson se synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke ruajtur standardet ndërkombëtare dhe partneritetin strategjik me vendin.

“Ne e shohim veten jo vetëm si operator energjie, por si një partner të besuar në rrugëtimin e zhvillimit të Shqipërisë,” – përfundon deklarata.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli para‘Gërdec’ në Romë, hidhet në erë fabrika e municioneve
Artikulli Pas 40 pozicione vakante, BKH hap aplikimet për hetues. Kriteret dhe afatat

Të ngjashme

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Vrau mamanë dhe plagosi babanë, kapet autori (FOTO)

24/08/2026

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24/08/2026

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën dhe plagos rëndë të atin dhe merr arratinë

24/08/2026

FOTO/ Ja kush janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin…

24/08/2026

Blendi Gonxhja “braktis” Ramen, prej ditesh zhvillon takime ne Libi

24/08/2026
Më të lexuarat

Nuk ishte në detyrë, por u kthye në shpëtimtar: Ushtaraku i Farkës shpëton dy turiste në Jal

21/08/2026

I fshehur në bagazhin e shtetasve turq dhe i larë në gjak/ Çfarë e tradhtoi hasjanin që vrau turistin francez, policia e kapi prej… (VIDEO)

18/08/2026

“Takohu me shefin se do kesh nevojë”/ Biznesmeni denoncon presionin: “Më erdhën 40 forca speciale në fabrikë”

20/08/2026

“I preka ndërtimet, Vangjel Tavo kërkoi largimin tim”, Petani me deklaratë të fortë para hetuesve

19/08/2026

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

18/08/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?