ISHP po tenton të asgjesojë transparencën duke mbajtur në errësirë një nga çështjet më të ndjeshme të shëndetit publik sic është ai i helmimit masiv të kursantëve të Policisë së Shtetit.
“Ora News” pyeti zyrtarisht për numrin ekzakt të kursantëve të helmuar, numrin e të shtruarve në spital dhe emrin e patogjenit (bakterit apo virusit) që u gjet në analizat e gjakut dhe feçeve të studentëve.
Pyetjet janë të thjeshta, por përgjigjet e tyre duket se tmerrojnë institucionin.
Duke u nisur nga fakti se ISHP ka vendosur të “kyç gojen” për një rast kaq te ndjeshem gazetarja Alketa Çeku iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Ky institucion urdhëron ISHP t’i vendosë në dispozicion medias informacionin e kërkuar brenda datës 14 gusht në të kundërt do te gjobitet nga 50 deri në 300 mijë lekë.
Por institucioni që drejtohet nga Dorina Toçi ka vendosur të sfidoje hapur shtetin ligjor . Refuzohet në mënyrë të përseritur që të informohet publiku se çfare kanë zbuluar analizat e ISHP, me arsyetimin se të dhenat e analizave janë dorëzuar në prokurori , pasi janë pjesë e procedimit penal.
“Mburoja” e zëvendëstitullarit Dritan Ulqinaku se “janë sekret hetimor” është i pabazuar në ligj, pasi Ligji për të Drejtën e Informimit e thotë qartë:
Edhe nëse Prokuroria bën hetime, shifrat e sakta të të helmuarve dhe rezultatet e analizave laboratorike nuk janë sekret shtetëror. ISHP ka detyrim ligjor t’i japë ato.
Per më tepër publiku dhe familjarët e mbi 100 kursantëve të helmuar kanë të drejtë të dinë çfarë ndodhi.
Dyshimet janë të forta. Akademia e Sigurisë e largoi kompaninë “SORI-AL” menjëherë pas këtij skandali dhe riktheu gatimin në mensën e vet. Por, ndërsa Akademia mori masa, ISHP vazhdon të fshehë letrat zyrtare të analizave.
Fshehja e analizave ngre dyshime të mëdha. A po tentohet të shpëtohet nga përgjegjësia kompania e kateringut “SORI-AL”?
Komisioneri për të Drejtën e Informimit është njoftuar zyrtarisht për këtë shkelje të urdhrit të tij nga ana e ISHP. Përveç përballjes me ligjin, zyrtarët e ISHP-së tashmë rrezikojnë edhe gjoba personale deri në 300 mijë lekë të reja për fshehje të qëllimshme të informacionit.
